Sesioni hapës përfshiu fjalën e Ministrit të Energjisë, z. Enea Karakaci, i cili e cilësoi konferencën jo vetëm si një forum diskutimi, por edhe si një pasqyrim të transformimit të rëndësishëm që sektori energjetik ka përjetuar gjatë pesë viteve të fundit. Ai theksoi se këto zhvillime kanë vendosur baza të forta për vizionin afatgjatë të Shqipërisë, veçanërisht në avancimin e një sistemi energjetik të qëndrueshëm dhe rezistent.
Në fjalën e tij, z. Dietmar Reiner, Drejtor Menaxhues i Verbund Green Power dhe pjesë e Verbund, kompania lider e energjisë në Austri, vlerësoi progresin e dukshëm që Shqipëria ka arritur drejt një të ardhmeje të qëndrueshme energjetike, duke adresuar njëkohësisht edhe sfidat që mbeten përpara. Ai theksoi se, përveç vazhdimit të zhvillimit të energjisë nga era dhe dielli, është me rëndësi strategjike zhvillimi i kapaciteteve të ruajtjes së energjisë, si bateritë (Battery Storage), si një zgjidhje kyçe për rritjen e sigurisë energjetike, fleksibilitetit të sistemit dhe besueshmërisë në terma afatgjatë.